Shqiptari mbush xhepat pas shpërthimit të bankomatit, si e zbuloi policia
Pëlqej
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar i cili kishte arritur të marrë të paktën 900 euro nga një bankomat pas shpërthimit të tij.

Mediat italiane, raportojnë se 31 vjeçari nga Shqipëria arriti të përvetësonte dhjetra kartmonedha nga bankomati jashtë funksionit. ndërkohë që identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Ajo që e tradhëtoi të riun ishin filmimet nga kamerat e vrojtimit dhe mbi të gjitha përpjekja e tij për të shpenzuar kartmonedhat lehtësisht të njohura, për shkak të disa shënjave të djegies.

Policia italiane ka arritur të rikuperojë të paktën 45 kartmonedha 20 euroshe./albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori