Shqiptari masakron grekun me shufër hekuri në burgun famëkeq (FOTO LAJM)

Një i burgosur shqiptar ka sulmuar në burgun e Koridhalosit në Greqi një të burgosur grek. 55-vjeçari shqiptar ka qëlluar me shufër hekuri 66-vjeçarin grek.

I burgosuri grek ishte duke fjetur në qelinë e tij në burg kur u sulmua nga shqiptari.

Të dy të burgosurit ishin në qelinë speciale për t’u pasur nën kontroll. Për pak ditë ata do të liroheshin nga burgu dhe do të fitonin lirinë.

Ngjarja ka ndodhur më 27 shkurt të vitit 2019 dhe shtetasi grek me inicialet M.M ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital për shkak se kishte faktura të shumta në trup. Askush nuk kishte ndërhyrë për t’i ndarë dy të burgosurit nga duart e njëri-tjetrit.

Familja e tij nuk ishte në dijeni të ngjarjes. Ata e kanë marrë vesh ngjarjen ditën e mërkurë në 2 mars. Nuk dihen ende motivet që kanë çuar në përshkallëzimin e ngjarjes së rëndë.
Shtuar më 12/04/2019, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori