Shqiptari i ngacmon të dashurën rumunit dhe plas një sherr masiv me 5 të plagosur
Pesë të plagosur është bilanci i një sherri me protagonistë shtetas shqiptarë, rumunë e peruanë në Firenze.

Gjithçka nisi në një diskotekë ku të rinjtë po festonin, në një moment shqiptyari ka ngacmuar një peruane 18-vjeçare, por aty rezultoi të ishte edhe i dashuri i saj.

Ky i fundit një 19-vjeçar rumun ka tentuar që të godas shqipytarin, por në këtë moment kanë ndërhyer edhe persona të tjerë.

Disa rumunë e peruanë i kanë ardhur në ndihmë 19 vjeçarit, por nga ana tjetër edhe shumë shqiptarë i kanë dalë në mbrojtje shqiptarit duke e kthyer diskon në një arenë boksi.

Sherri u ndërpre përkohësisht nga ndërhyrja e njërit prej rojeve të sigurisë të diskos, por u rindez pak minuta më pas.

Pas daljes nga diskoja, rumuni telefonoi vëllain dhe të atin për t’u hakmarrë ndaj shqiptarëve, por këta të fundit, më të shumtë në numër, i sulmuan dhe i rrahën sërish.

Shumica e pjesëmarrësve në sherr ishte larguar nga vendngjarja kur aty mbërritën forcat e policisë të kuesturës së Firenzes, megjithatë policët kapën tre prej tyre, dy shqiptarë, 19 e 20 vjeç, dhe peruania.

Midis pesë të lënduarve të transportuar në spital ishte edhe vajza peruane, ndërkohë që autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë brenda e jashtë diskos. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2019, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori