Shqiptari i gjetur në Greqi u vetëvra, gjendet letra e lamtumirës
Pëlqej
Mëngjesin e sotëm në Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou, Greqi është gjetur kufoma e një 22-vjeçari shqiptar.

Kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar.

Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje policia e zonës, policia e portit, ambulanca dhe morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë.

Por sipas mediave vendase, i riu ka mundësi të jetë vetëvrarë pasi pranë tij është gjetur një letër lamtumire për familjarët. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori