Shqiptarëve nuk u ndahet shpirti nga kanabisi, gjelbërojnë dhe Greqinë
Policia greke ka vënë në pranga këtë të martë 5 shtetas shqiptarë, të cilët ishin përfshirë në kultivimin e një sasie të madhe kanabisi.

Përmes helikoptërëve, autoritetet greke kanë zbuluar plantacione me 12 800 fidanë kanabisi të mbjella nga shqiptarët në zonën e Dervenohorias.

Në pranga gjatë operacionit ka rënë gjithashtu dhe një shtetas grek.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Shtuar më 11/06/2019, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori