Mediat ndërkombëtare jehonë Taynës, e ngatërrojnë me të dashurën e Tyga-s (FOTO LAJM)

E përditshmja britanike i ka kushtuar një artikull prezencës në protestë të reperit me famë botërore, Tyga.

Megjithatë ata kanë ngatërruar vajzën që e shoqëronte Tyga-n me këngëtaren shqiptare, Tayna.

“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat në vazhdim mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna-n, një influencuese/këngëtare që i ngjan ish të dashurës së tij, Kylie Jenner”, shkruhet në artikull.

Në lajm përshkruhet edhe veshja e reperit, teksa artikulli shoqërohet me fotot e Taynës nga Instagrami i saj zyrtar.


Shtuar 4.06.2020 07:10