Shqiptarët protestojnë në Austri kundër prishjes së Teatrit (FOTO LAJM)

Shembja e Teatrit Kombëtar, në orët e para të mëngjesit të 17 majit, ka shfaqur pakënaqësi edhe te qytetarët shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Besmir Semanaj është një prej shqiptarëve në Austri, ku së bashku me shqiptarë të tjerë po protestojnë përpara kryeministrisë në Vjenë, për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu si ishte.

Qëllimi ynë i përbashkët nga sot: Rindertimi i Teatrit Kombëtar aty ku ishte si ishte. Ky është një hap i parë për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri, shprehet shqiptari.

Kujtojmë, se kryeministri Rama më herë është shprehur se ka reflektuar, dhe ka vendosur që Teatri të rindërtohet por në një zonë tjetër, dhe tu përkasë fëmijëve.

Gjithashtu në vend, kanë vijuar protestat e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit me thirrjen për ta rindërtuar me po të njëjtin funksion./albeu.com
Shtuar më 26/05/2020, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori