Shqiptarët, populli më i madh në Ballkan
Për disa dekada shqiptarët do të bëhen populli më i madh në Ballkan, pasi vetëm në shtetet ku ata jetojnë është regjistruar rritje e lindshmërisë foshnjore ndërsa në vende të tjera, të tilla si: Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kroacia, numri i vdekjeve viteve të fundit është më i madh se numri i lindjeve.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Anatolia e Turqisë, e cila ka publikuar rezultatet e një studimi të Bankës Botërore.
Në analizën e Bankës Botërore, me titull “Treguesit e zhvillimit botëror”, është theksuar se rritja më e madhe e popullsisë në Ballkan është regjistruar në Kosovë, një tendencë në rritje edhe në të ardhmen.

Sipas Bankës Botërore, në periudhën 2010-2020, Kosova pritet të ketë një rritje mesatare vjetore të popullsisë prej 0.7 për qind, e cila do të jetë një nga më të lartat në Evropë.

Pas Kosovës vjen Shqipëria me një rritje vjetore të lindshmërisë prej 0.2 për qind, dhe në vendin e tretë vjen Maqedonia, e cila sipas Bankës Botërore ka një përqindje të madhe të popullsisë shqiptare, dhe pritet të ketë në të njëjtën kohë numër të njëjtë të lindjeve dhe vdekjeve.
Në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në periudhën deri në vitin 2020 do të ketë rritje negative , vlerësohet në analizën e Bankës Botërore.

Kështu, në Serbi do të ketë një përqindje vjetore të lindshmërisë për minus 0.2 për qind, Kroacia – 0.3, Bosnja dhe Hercegovina – 0.4 për qind.

Sipas sociologut, profesorit të shkencave politike në Sarajevë, Jig Jusuf, këto ndryshime demografike mund të ndikojnë dukshëm situatën politikeBallkan dhe në të ardhmen do të inkurajojnë pretendimet e ndryshme politike dhe territoriale.

Ndërkohë, norma më e lartë në natalitetit në mbarë botën është regjistruar në Nigeri me 3.5 për qind. Ndërsa në Evropë prijnë Turqia dhe Irlanda me një rritje prej një për qind. Banka Botërore parashikon rritjen më e lartë negative në Evropë në Bullgari me minus 0.7 për qind. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2013, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori