Antonio Conte i paqartë për rinovimin: Klubi vendos gjithçka

Rifillimi i Premier League, pas përfundimit të Kupës së Botës, nuk nisi siç duhet për Tottenham.

Një barazim dhe një humbje, kritikat e tifozëve në rrjetet sociale, më pas shpërthimi pas nokautit me Aston Villa dhe tani Antonio Conte rikthehet të flasë dhe përpiqet të qartësojë qëllimet e klubit dhe të ardhmen e tij.

“Më duhet të mësoj më shumë anglisht, ndonjëherë shkoj në shtëpi dhe e kuptoj. Nuk arrij ta kuptoj veten mirë. A do qëndroj në Tottenham? Ka një problem mes meje dhe drejtuesve. Ka një projekt dhe unë duhet të përpiqem të ndërtoj me klubin dhe ta ndihmoj atë. Një mijë gjëra mund të ndodhin gjatë këtij procesi. Klubi mund të shkarkojë trajnerin ose mund të ketë vizione të ndryshme”,- është shprehur Conte. /albeu.com


Shtuar 3.01.2023 21:37