Merr flakë barakja në Sarandë, pëson djegie të rënda roja

Foto ilustruse

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku një barake në fshatin Cuke është shkrumbuar nga flakët.

Për pasojë, mësohet se brenda saj ka qenë një roje i cili ka marrë plagë të rënda.

Shtetasi Ilirjan Xhani, 57 vjeç ka marrë djegie të shkallës së tretë, ndërsa bëhet me dije se ka qenë djali i tij që ka nxjerrë të atin nga barakja dhe ka thirrur menjëherë ambulancën.

Dukeqenëse situata e tij është e rëndë, 57-vjeçri është dërguar në Tiranë për trajtim më të specializuar./albeu.com


Shtuar 28.09.2022 08:21