Shqiptarët nuk mund të dalin më pak se 25%! Ahmeti tregon se si do të zhvillohet regjistrimi popullsisë
Kryetari i BDI-së, Ali
Ahmeti premton se institucionet bëjë punën e tyre që asnjë banorë
rezident ose jo
rezident të mos mbetet i pa regjistruar. Ai këto komentet i bëri në emisionin “Politica” në Tv Globi.
Ai sqari se si do të regjistrohet edhe diaspora.
“Sa i takon regjistrimit, ka patur debate, edhe debate publike. Është një
ndërmarrje statistikore, nuk është një
ndërmarrje poltike dhe është një moment që duhet të ndodh. Është duke u kërkuar nga institucionet relevante ndërkombëtare, nga KB, nga BE. Kjo për të patur një statistikë më të saktë mbi ekonominë e vendit, mbi pasuritë e vendit, mbi banorët
rezident të vend dhe asnjëri nuk do të jetë përjashtues. Fillimisht do regjistrohemi ne, pastaj ata që janë jashtë përmes dokumenteve validen nga të afërmit e tyre këtu ose përmes Entit Shtetëro të Statistikave. Do të dihet sa janë
rezident dhe jo
rezident, por prapë të gjithë banorë të këtij vendi”, deklaroi Ali
Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ai tha se
shqiptarët nuk mund të dalin më pak se 25 për qind, aq sa ishin në vitin 2002, por edhe sipas përqindjes me Marrëveshjene Ohrit.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 23:01