Pamje të frikshme! Shkrumbohet nga flaka banesa dykateshe në Librazhd (VIDEO)

Një familje ka përfunduar në qiell të hapur mbrëmjen e sotme në Librazhd, në Hotolisht, pasi një banesë dykatëshe është përfshirë nga zjarri.

Burimet bëjnë me dije se banesa në pronësi të Qazim Alliut është shkrumbuar nga flakët për shkaqe që ende nuk dihen.

Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jot ë lënduar apo humbje në njerëz. Aktualisht në vendngjarje po punojnë dy mjete dhe trupa e zjarrëfikësve të cilët po mundohen të shuajnë flakët.

Në ndihmë të pronarit të banesës së shkrumbuar kanë ardhur dhe banorët e fshatit Hotolisht. /albeu.com/


Shtuar 24.12.2021 18:50

Tags: