Shqiptarët manjakë të Facebook-ut, zbulohet shifra e "frikshme" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Shqiptarët njihen si përdorues të gjerë të rrjetit sociale Facebook duke arritur edhe shifra rekord në raport me popullsinë. Sipas Agjencisë DDB Albania & Montenegro, 81 për qind e atyre që kanë akses në internet janë përdorues të Facebook-ut, shkruan Albeu.com.

Kjo është një shifër e lartë sa i përket vendeve të rajonit sepse ndryshe nga shtete të tjera, në Shqipëri Facebook-u ka një përdorim më të gjerë se sa rrjetet e tjera sociale, siç është Twitteri për shembull.

64 për qind e përdoruesve janë meshkuj dhe 34 për qind femra. Ndërkohë, mungesa e infrastrukturës së shpërndarjes së inernetit me linjë, shumica e përdoruesve, rreth 91 për qind e tyre hyjnë nëpërmjet celularit. Një numër i konsiderueshëm hyjnë ndërkohë edhe nëpërmjet celularit, po ashtu edhe nëpërmjet desktopit.

77 për qind e përdoruesve të Facebookut janë nën moshën 35 vjeçare duke e bërë këtë rrjet vendin e mbizotëruar nga të rinjtë. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori