Shqiptarët 'gjelbërojnë' malet e Spanjës me lëndë narkotike, aksion i bujshëm me helikopter
Një operacion i koduar “Sorbe” i policisë spanjolle ka çuar në pranga katër persona si autorë të dyshuar të kultivimit të marijuanës.

Një plantacion me 4 600 bimë marijuanë është asgjësuar në faza të ndryshme të rritjes.

Operacioni, i cili ka lejuar arrestimin e katër personave në komunën Semillas (Guadalajara) u krye falë hetimeve të kryera nga agjentët që bënë të mundur zbulimin e plantacionit të marijuanës në brigjet e lumit Sorbe, nga ku edhe mori emrin operacioni.

Droga ishte mbjellë në një terren të vështirë për t’u arritur nga policia. Plantacioni kishte një sistem të përkryer vaditjeje, ku uji merrej nëpërmjet lumit. Droga ishte mbuluar nga sipër në mënyrë që të mos dëmtohej nga breshëri.

Njëri prej personave të arrestuar kur vuri re praninë e agjentëve të policisë, tentoi të arratisej por u ndalua edhe falë ndërhyrjes së një helikopteri të Gardës Civile, pjesëmarrës në operacion për shkak të terrenit të vështirë. Pas aksionit, u arrestuan shqiptarët me iniciale G.S., F.L., F.A., dhe A.R., midis moshave 26 dhe 35 vjeç./Panorama
Shtuar më 23/09/2019, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori