Shqiptarët dhunojnë me lopata pronarët italianë
Pagesa për punën e bërë është bërë moll sheri që shqiptarët të rrahin me lopata pronarët italianë. Mësohet se shkak është bërë një sherr i nisur, pasi punëtorët shqiptarë shkuan të kërkonin pagesën për punën që kishin bërë.

Duke iu referuar mediave lokale italiane, ngjarja ka ndodhur në Varmo të Italisë dhe në të janë përfshirë tre shqiptarë dhe dy italianë, banorë në Caserta.

Shqiptarët rreth të 19-ve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe hetimi, kane shkuar tek italianët për t’i kërkuar rrogën. Ata donin të paguheshin për punën që kishin bërë, por pronarët duket se e kishin refuzuar këtë kërkesë, me pretendimin se nuk kishin punuar mirë.

“Ti duhet të më paguash, ti duhet të më paguash”. Kane qene këto fjalët e dëgjuara nga një burrë, dëshmitar në ngjarje që në atë moment ishte duke kaluar rrugën.

Më tej sherri ka degjeneruar në dhunë dhe shqiptarët kanë rrëmbyer mjetet e punës, përfshirë lopatat.

Një prej tyre eshte rrezuar teksa ka perplasur kokën, e më pas eshte njoftuar ambulanca. Ajo transportoi në spital dy të plagosurit. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2016, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori