Shqiptarët "çmenden" për fundjavë, 7 të plagosur dhe një i vdekur
Dita e sotme ka qënë një ditë e zezë për sa i përket aksidenteve të ndodhura në rrugët e Shqipërisë.

Që nga mëngjesi e deri më tani kanë ndodhur të paktën 5 aksidente me pasojë vdekjen dhe të plagosur.

Aksidenti i fundit raportohet të ketë ndodhur në rrugën Rrëshen–Milot ku një fouristratë është përplasur me një makinë tjetrë. Nga ky aksident raportohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Ndërkohë në qytetin e Durrësi raportohet se një automjet ka përplasur një kalimtare e cila është në gjendje të rëndë.

Aksidenti i radhës ka ndodhur në Tiranë ku një makinë tip "ML" ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe është përplasur me një pemë. Nga ky aksident raportohet se ka mbetur e plagosur një pasagjere që udhëtonte me mjetin në fjalë.

Një aksident akoma më i rëndë ka ndodhur në Korçë ku mësohet se drejtuesi i një motori ka humbur jetën.

Sikur të mos mjaftonin këto aksidente, në rrugën e Rinasit raportohet edhe për një incident ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ku një makinë ka shpërthyer në flakë./albeu.com/






Shtuar më 19/04/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori