Shqiptarët bëhen pesimist, heqin dorë nga blerjet e mëdha
Konsumatorët shqiptare janë përfshirë në një qark pesimizmi,pasi prej vitesh kanë shmangur blerjet e mëdha.

Madje ecuria reale e blerjeve të mëdha, ku përllogaritenkryesisht banesa dhe pasuri të paluajtshme kryeisht, ka rezultuaredhe më e perkeqësuar se parashikimet e konsumatorëve, sipasnjë ankete të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare tëindividëve në tremujorin e katërt të vitit 2018.

Pjesa dërrmuese e konsumatorëve pohuan se në tremujorin e katërt të 2018 nuk kishin blerë mallra me vlerë të madhe.Balanca e përgjigjeve ishte negative në më shumë se 61 përqind.

Në anketën që ishte bërë në tremujorin e tretë të vitit 2018, se sikonsumatorët i prisnin blerjet e mëdhatremujorin e katërt, balanca e përgjigjeve negative ishte mbi 44 për qind, por nërealitet zhvillimet reale të blerjeve në tremujotin e katërt ishinedhe më të përkeqësuara pasi balanca e përgjigjeve negativeishte më shumë se 61 për qind.

Sistematikisht që në tremujorin e katërt 2016, konsumatorëtkanë qenë më optimist për blerjet e mëdha, teksa zhvillimetreale kanë qenë me të përkeqësuara se pritshmeritë.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin braktisjen e blerjeve të mëdhame efektin emigracion. Një sondazh i fundit i Gallup ka gjetur se 60 për qind e shqiptarëve kanë në plan të emigrojnë.

Duke mos e planifikuar të ardhmen e tyre në vendin tonë atangurojnë të blejnë mallrat ë qëndrueshëm të tilla si shtëpi dhetoka, apo mjete të tjera që kushtojnë.

Kjo sjellje e konsumatorëve është e dëmshme për ekonominë, pasi nga ana tjetër oferta në sektorin e ndërtimit po vjen gjithnjëe në rritje prej numrit të madh të lejeve të dhëna për banesakryesisht në Tiranë./Monitor/
Shtuar më 09/01/2019, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori