Shqiptarët bëhen bashkë për Klivjan, kush dhuroi më shumë për riatdhesimin e trupit (FOTO LAJM)
Shqiptarja 25 vjeçare Klivja Caci humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë miqtë e saj në SHBA kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për kthimin e trupit të pajetë në Shqipëri, ku jetojnë prindërit dhe vëllai i saj shkruan Albeu.com

Shumë shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët dhe jo vetëm, kanë nisur të ndihmojnë me shuma të ndryshme në mënyrë që trupi i 25 vjeçares të rikthehet në Shqipëri.

Deri më tani janë mbledhur 42,538 dollarë nga 60,000 që duhen.

Në fillim shuma e kërkuar ishte 40 000 mijë dollarë, por nga kërkesat e shumta për të dhuruar për familjene e vajzës dhe për shërbimet e funeralit objektivi u rrit në 60 000.

Nga të dhënat janë plotë 598 persona që kanë ndihuar me shumë të ndryshme duke mbledhur vlerën e lartë brenda 24 orëve.

Nga shuma fillestare e deri në 1 500 dollarë kanë qënë vlerate dhuruara nga persona të ndryshëm.

Top listën si dhuruesi me i madh për riatdhesimin e trupit të Klivjas është një kompani L&D Transport me plotë 1500 dollarë. I dyti në listë renditet K.Gjoka i cili ka dhuruar 1000 dollarë ndërsa i treti është B.Demirsha me 900 dollarë.

Ndërkohë cdo orë që kalon dhuruesit shtohen dhe bësohet që do të arrihet shumë shpejt shuma e këkruar.

APELI PËR NDIHMË NDAJ KLIVIAS

Klivja studionte ne Amerike, familja mori lek borxh kur asaj i doli llotaria amerikane para 2 vjetesh qe ta dergonte per nje jet me te mire…por dje endrat e saj u ndërprenë, zemra e saj pushoi ne nje aksident tragjik… thon qe aksidenti ishte shum i rende sa eshte shpërfytyruar.
A nuk eshte gjynah qe familja e saj ka 2 vjet qe nuk e shef vajzen e vet dhe tani ska as mundesi tja sjellin ne Shqiperi sepse duhen 40mij$ ? Ju lutem ta ndihmojm kush ma mundesi ta sjellim pran familjes qe nena te ket ku ta qaj vajzen e saj… ajo ishe 25 vj shpirti i saj mbeti ne dhe te huaj… ju lutem ndihmojeni tja sjellim trupin ktu… kush ka mundesi te kontriboj me sa te mundet.” /albeu.com/

Shqiptarët bëhen bashkë për Klivjan, kush dhuroi më shumë për riatdhesimin e trupit (FOTO LAJM)

Shtuar më 02/11/2018, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori