Ish-kryeministri Sali
Berisha ka reaguarpas komenteve të pasardhësit Edi
Rama, për
simbolin e Shqiponjës në doganë.
Berisha shkruan se
Rama po
hakmerret për atin e tij shpirtëror,
Enver Hoxhën.
“Neobllokmeni Edvin Kristaq Zografi bis
hakmerret per atin e tij shpirteror, xhelatin e shqiptareve
Enver Hoxha, duke perseritur me Shqiponjen,
simbolin e kombit, rrezimin e saj me litar! Sb”, shkruan
Berisha.
Kujtojmë se pak momente më parë, kryeministri e cilësoi vulgare
simbolin e shqiponjës.
“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”, shkruante
Rama në postimin e tij në Twitter, duke ngjallur mjaft reagime.
Shtuar më 11/11/2018,
ora 16:42