Shqipja mban sekret historinë e dhimbshme, çfarë e përloti në studio
Në puntatën më të fundit të "Përputhen", u transmetua takimi i Shqipes me Andin. Gjatë takimit të tyre, Shqipja i tha Andit se ajo ka kaluar një histori shumë të vështirë dhe që do të shërbente si një shembull për të gjithë të rinjtë.

Edhe pse Andi ngulmoi që ajo ta rrëfente këtë histori, Shqipja hezitoi duke thënë se ende nuk është momenti. Kjo histori e preku shumë emocionalisht Shqipen në studio, e cila u përlot.

Pas këtij momenti, Ana u shpreh se e ka kuptuar që Shqipja ka kaluar një histori të vështirë sepse ka një forcë të madhe brenda saj.

“Unë të them që vetëm njerëzit që kanë kaluar gjëra të mëdha qajnë për gjërat e të tjerëve. Unë këtë e kam parë tek Shqipja, edhe kur tregova historinë time ajo u përlot, por edhe në histori të ndryshme në studio ajo është prekur. Njerëzit që kanë vuajtur shumë kanë një forcë të mbinatyrshme”, tha Ana mes përqafimesh dhe puthjesh me Shqipen.

Shtuar më 22/10/2020, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori