OBSH shpall linë e majmunëve emergjencë globale

Lija e majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një rritje të rasteve.

Ky është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.

Vendimi u mor pas takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin bën të ditur BBC.

Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin./albeu.com


Shtuar 23.07.2022 16:20