Librazhdi “zbardhet” nga breshri (VIDEO)

Pas dy ditëve me temperatura mbi mesataren e muajit dhjetor dhe kohë me diell, reshjet kanë rinisur sërish duke shkaktuar probleme në vend.

Përveç reshjeve të shiut në disa zona të Shqipërisë raportohet për breshër.

Pasditja ka qenë me breshër të fuqishëm. Dëme janë shënuar edhe në Rrajcë Fushë, Rrajcë Sutaj dhe në Rrajcë Skënderbej.

Gjithashtu breshëri ka nisur këtë pasdite edhe në zonën e Librazhdit, duke dëmtuar të mbjellat e banorëve atje.


Shtuar 17.12.2022 17:59