“Shqipëria u ngrit kundër qeverisë hajdute”, Basha reagon pas protestës
5 orët e paradites së sotme përpara kryeministrisë, kanë qenë një furtunë e vërtetë.

Protesta e organizuar nga opozita ka shkaktuar tension nëpër rrugët e Tiranës dhe për këtë gjë ka reaguar edhe kreu i PD-së.

Basha ka shkruar se populli i tërë u bashkua më të fortë se kurrë më parë.

“Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë.

Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!”, shkruan Basha.
Shtuar më 16/02/2019, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori