Artan Hoxha hedh fotot mes parcelës me kanabis: Përshëndetje zoti kryeministër

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale foto teksa ndodhet mes parcelave me kanabis në veri të vendit.

Hoxha shkruan se në pyjet me kanabis ka jetë, ndërsa i drejtohet me ironi kryeministrit Rama, duke i thënë se Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania.

“A kemi zgjedhje përpara apo jo?!”, shkruan gazetari, ndërsa edhe më herët është shprehur se gjatë fushatave elektorale në vend janë shtuar sipërfaqet e mbjella me lëndë narkotike.

Postimi i plotë nga Artan Hoxha

Mirëmëngjes Shqipëri…

Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri..

Në pyjet me kanabis ka jetë.

Pershëndetje zoti kryeministër.

Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…

Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.

Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.

Bëni durim, në ABC News një histori ekskluzive po bëhet gati…

A kemi zgjedhje përpara apo jo?!

Foto: North Albania 2 tetor 2020…


Shtuar 3.10.2020 08:17