Shqipëria sërish në rrezik nga zjarret, temperaturat e larta pushtojnë vendin
Pëlqej
Ndërsa termometri shënon rreth 30 gradë, një temperaturë jo e përshtatshme për stinën pranverore në të cilën gjendemi, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep alarmin e rrezikut për zjarret.

Sipas IGJEUM, zonat më të rrezikuara janë Tirana, Elbasani, Fieri dhe Vlora.

“Sot pasdite (e shtunë, dt.14) dhe nesër (e diel, dt.15) pritet nivel rreziku “I LART˔ në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, kurse në qarqet Durrës, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”. Pjesa tjetër e territorit do të ngelet në nivelin “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme”, sqaron IGJEUM.

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17/ 29 °C
në vendet e ulëta: 19 / 28 °C
në vendet malore: 12 / 21 °C /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori