Kurti flet pas tensioneve në veri të Kosovës, i kërkon KFOR të shtojë prezencën ushtarake në vend

Pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për shtim të trupave të KFOR-it në këtë pjesë.

Në një intervistë për mediumin gjerman ‘Die Welt’, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se shtimi i ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në Kosovë do të ndihmonin në paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Një rritje e konsiderueshme e numrit të ushtarëve dhe mjeteve ushtarake të NATO-s… do të rrisë sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti./ Telegrafi/