Shqipëria renditet mes 10 vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Britaninë e Madhe. Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është në vendin e gjashtë nga numri i shtetasve që kërkojnë
azil në Britani.
Sipas raportit nga janari deri në mars të këtij viti, numërohen rreth 1 326 shqiptarë që kanë kërkuar
azil në këtë vend. Rruga që emigrantët
ndjekin për të mbërritur në Britaninë e Madhe është Franca, dhe pikërisht shfrytëzimi i portit Calais, nga ku grupe të organizuara vërshojnë drejt Britanisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014,
ora 09:18