Shqipëria me vdekshmëri foshnjore të ulët
Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha e ka rënditur Shqipërinë si një nga vendet me vdekshmërinë foshnjore më të vogël në rajon duke e krahasuar atë me vendet e zhvilluara. Në mbledhjen e sotme, kreu i qeverisë ka vlerësuar edhe punën e bluzave të bardha të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në uljen e vdekjeve foshnjore.



“Tregues për vdekshmërinë foshnjore, amtare është ulur. Për herë të parë vendi ynë arrin këta tregues themelorë të jetës, duke u renditur në grupin e vendeve të zhvilluara me mortalitet infantil 1 shifror”, tha Berisha.


Sipas Berishës Shqipëria ka pasur nivele afrikane të vdekshmërisë, ndërkohë sot ka një mortalitet infantil 1 shifror duke e vlërsuar atë si një arritje të zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, social dhe kulturor të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori