“70% subvencione nga shteti”, Rama: Nga sot nis eplikimi për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e sotëm përmes një postimi në  “Facebook”, se duke filluar nga sot, data 1 nëntor do të nisë aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit për konsumatorin.

Rama nënvizon se 70% e shpenzimeve do të subvencionohet nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë. Sipas tij kjo ndihmë është pjesë e planit të qeverisë për mbështetjen e konsumatorit ndaj krizës energjitike.

“Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale.

70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore”, shkruan Rama.