Shqipëria i dhuron 200 mijë euro Serbisë dhe Bosnjes për përmbytjet (FOTO LAJM)

Shqipëria do ti dhurojë Serbisë dhe Bosnjes 200 mijë euro, me qëllim që të përmirësohet situata, pas përmbytjeve që u shkaktuan në maj në këto dy shtete.

vendimin e marrë nga qeveria shqiptare, thuhet se secilit shtet do ti caktohet nga 100 mijë euro ndihma.

“Kjo ndihmë financiare jepet për lehtësimin e pasojave e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në maj 2014">2014. Ky fond do të përballohet nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2014">2014,” thuhet në vendimin e publikuar tashmë edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Ky vendim vjen vetëm pak kohë para se Edi Rama ta vizitojë Beogradin më datë 22 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori