"Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit", BE premton 100 milion euro për vendin tonë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar shumën prej 100 milion euro nga buxheti i Bashkimit Evropian, për Shqipërinë.

Kjo përveç përveç 15 milionë eurove që ajo kishte bërë të ditura në dhjetor, shumë për të cilën sot nënshkroi edhe marrëveshjen në Bruksel me kryeministrin Edi Rama.

“KE, vetëm ai angazhon 100 mln euro për rindërtimin e Shqipërisë nga buxheti i BE, dhe kjo është përtej 15 mln euro që unë i bëra të ditura në dhjetor. Unë ju ftoj të gjithëve të kontribuoni dhe ta bëjmë Shqipërinë të ngrihet në këmbë shpejt.

Sot është çasti ynë të tregojmë solidaritetin tonë, ne jemi në anën e Shqipërisë. Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit, më e fortë e më e sigurtë në zemër të familjes evropiane”, tha në fjalën e saj presidentja.

Pjesë nga fjala e saj

Nëntorin që shkoi tërmeti ra në mesin e natës kur te gjithe ishin ne gjume. 51 njerëz humbën jetën, 2 familje prej 8 personash vdiqën kur shtëpia u shëmb. Te gjithe i kemi pare me me dhimbje në zemër. Një cift i ri që ishte ngati për tu martuar, një nënë vdiq duke u përpjekur të mbronte të bijën e saj, dhjetra shtëpi hapën dyert e tyre per te strehuar, kur shkuam të gjithë ishin në zi por u mobilizuan për të shëruar atë që kishte ndodhur, qindra shqiptarë dolën vullnetare duke punuar natë e ditë.

Kjo është një histori humbjeje por edhe një histori heronjsh, një solidaritet mes vetë shqiptarëve dhe evropianëve, brenda disa orësh pas tërmetit ekipet e para nga vendet evropiane shkuan në Shqipëri. E gjithë BE u mobilizua per nje vend qe eshte ne zemer te kontinentit tonë dhe që shpresoj që një dite e jam e bindur do jetë edhe pjesë eBE. Të gjithë e dinë që ata e kanë vendin në familjen evropiane sot më shumë se kurrë.

Solidariteti sot me këtë pjesëmarrje kaq mbresëlënëse, ju tregoni reagimin e fortë ndaj thirrjes së Shqipërisë, e gjithë bota është mobilizuar në mbështetjen tuaj, ne kemi parë ekipe shpëtimi serbe e kosovare që punonin krahë për krahë që te shpetonin jetet e fqinjeve, solidaritet përtej cdo ndarje politike. Ballkani Perendimore është bashkuar në solidaritetin e vet, solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri.

Nevojat janë shumë të mëdha e duhen adresuar me urgjencë, mijëra shtëpi, shkolla, biznese janë shkatërruar, kostoja është vlerësuar me 1 miliardë eruro, por eshte e qartë që Shqiperia e vetme s’mund ta përballojë këtë barrë ndaj jemi mbledhur këtu sot. I premtojmë popullit shqiptar qe do jemi aty për një kohë të gjate, solidariteti jonë do vazhdojë të jetë po aq i fortë sa në orët e para pas tërmetit.

Angazhohemi për rindërtimin në vazhdimësi, askush smund ta plotësojë boshkllëkun e atyre që kanë humbur poir mund ta ndihmojmë Shqipërinë tja fillojë nga e para.

Bashkë mund të përforcojmë aftësitë e Shqiperise për emergjencat civile, mund ta bëjmë
fillimin e bashkëpunimit tonë për rindërtimin e Shqipërisë, do të sigurojmë që angazhimet tona të plotësojnë plotësisht dhe në kohë dhe që investimet tona të kenë ndikimin më të madh në terren në transparence e llogaridhënie të plotë”.

Shtuar më 17/02/2020, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori