Shqipëria do të ndihmojë me energji elektrike Kosovën
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka shprehur sot pikëllimin e tij për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Kosovë. “Pikëllim dhe dhembje për lajmin tronditës që vjen nga Kosova. Solidaritet me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi e rëndë, lutje për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, shkruan Ministri Gjiknuri në faqen e tij në Facebook.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ka një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim energjie. Në këtë kuadër, pala kosovare ka shprehur nevojën për një sasi që mund të shkojë deri në 200 megavat në interval kohor për tre ditët e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2014, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori