Ahmeti përfundon dëshminë në Gjykatën Speciale në Kosovë

Pas dy ditëve intervistim nga prokurorët në Gjykatën Speciale në Kosovë, duke dalur nga godina e Eulex-it, kreu të BDI-së Ali Ahmeti, tha se nuk mund të jap asnjë detaj mbi atë që ka dëshmuar para prokurorëve special, për shkak se këtë nuk ia lejon ligji.

“Deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të jap asnjë informacion me opinionin sepse kështu e përcakton ligji dhe dua ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, të këtij epilogu atëherë mund të flasim dhe atëherë na lejon edhe ligji”, tha lider i BDI-së Ali Ahmeti.


Shtuar 4.09.2020 17:55