Qeveria shqiptare ka akorduar 250 mijë
euro për Kroacinë, pas
tërmetit të
fuqishëm që goditi dje vendin.
Lajmi është bërë publik nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama, i cili shkruan se ndihma që është dhënë do të shkojë për rindërtimin e Petrinjës, që është edhe qyteti më i prekur nga tërmeti.
“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë
euro vëllezërve kroatë, për të ndihmuar në rilindjen e Petrinjës pas
tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që u ndje dje në Kroaci, derimë tani kanë humbur jetën 7 persona, ndërkohë që qindra njerëz kanë mbetur të pastrehë.
Shtuar më 30/12/2020,
ora 12:24