Shqipëria dhe Kosova me konsullatë të përbashkët në Milano
Pëlqej
Nesër në Milano hapet konsullata e përbashkët e Shqipërisë dhe e Kosovës.

Ky lajm u bë i ditur nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një takim me Enver Hoxhajn.

“Është kënaqësi që sot së bashku me homologun Hoxhaj do të udhëtojmë për në Milano, dhe do vizitojmë Konsullatën e re në këtë qytet, e cila do t’u shërbejë shqiptarëve. Kjo do t’i japë mundësi shumë shqiptarëve që të kenë një konsullatë të vërtetë shqiptare në Milano”, tha Bushati.

Bushati ka shtuar po ashtu se Shqipëria aktualisht është kryeuese e nismës së vendeve të Evropës Juglindore. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori