Shqipëria bllokon avionin e tragjedisë (por rrëngallat 30 vjeçare fluturojnë ende)
Shqipëria i është bashkuar mjaft vendeve të tjera në botë që kanë ndaluar për momentin fluturimin nga Rinasi apo në hapësirën tonë të avionëBoeing 737 MAX8 deri në sqarimin e rrethanave të reniës së njërit prej tyre në Etiopi gjatë funjavës.

Vendimi vjen pasi vetëm pak muaj më parë, e njëjta seri avioni shkaktoi një tragjedi tjetër ajrore në Indonezi dhe dyshohet se ka një lidhje mes këtyre aksidenteve nga shkaqe që burojnë prej problemeve teknike.

Edhe Kosova mbrëmë ndaloi fluturimin mbi territorin e saj të Boeing 737 MAX8.

Njoftimi vjen nga Autoriteti i Aviavionit Civil, i cili është organi përgjegjës për sigurinë dhe certifikimin e kompanive që fluturojnë në Shqipëri.

Boeing 737 MAX është një seri avionësh modernë e prodhuar nga gjiganti amerikan Boeing, por disa risi teknike të futura tek këta avionë sëfundmi dyshohet se kanë shkaktuar dy tragjeditë e fundit.

Ndërkohë, në vendin tonë fluturojnë avionë tejet të vjetër nga kompani ta papërgjegjshme duke shkaktuar herë pas here ulje emergjence, për të cilat Autoriteti i Aviacionit Civil justifikohet se nuk ka çfarë t'u bëjë pasi janë regjistruar në shtete të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori