Zbulohet emri i djalit të Rihannës

Emri i djalit të Rihannës dhe Asap Rocky, i cili lindi në maj të vitit të kaluar, sapo u zbulua.

Këngëtarja shtatzënë, e cila është në pritje të fëmijës së dytë, i kishte mbajtur fansat në errësirë ​​për emrin e djalit të saj për  jë vit.

Po ja tek jemi! Më në fund u zbulua dhe Rihanna duket se ka zgjedhur  një emër të frymëzuar nga grupi legjendar hip-hop Wu-Tang Clan.

DailyMail.com, e cila ka marrë ekskluzivisht një kopje të certifikatës së lindjes së djalit të yllit, ka zbuluar se emri i tij është RZA Athelston Mayers.

Fëmija besohet të ketë marrë emrin e producentit dhe reperit RZA.

Reperi 53-vjeçar është lider i kolektivit amerikan hip-hop Wu-Tang Clan, i cili u formua në Staten Island në vitin 1992.


Shtuar 11.05.2023 14:08