Policia shkon te shtëpia e famshme, çfarë ndodhi në mes të natës në BBV?

Një incident raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në shtëpinë e famshme në Shqipëri.

Në një moment, derisa banorët ishin në oborr dhe po flisnin me njëri-tjetrin, dikush prej jashtë ka gjuajtur gurë dhe objekte të tjera të forta në drejtim të tyre.

Pas kësaj situate, në afërsi të shtëpisë janë parë edhe policë.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë të arrestuar apo të dyshuar për këtë rast.


Shtuar 14.12.2021 09:22