E FUNDIT/ Ky është vendimi i CR7 për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipëri-Maqedoni, marrëveshje në shëndetësi
Shqipëria dhe Maqedonia synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në shëndetësi përmes disa marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen së shpejti. Kjo u bë e ditur në takimin e ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Vangjel Tavo, me ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë, Vele Trpevski, njofton "Balkanweb".

Gjatë takimit ambasadori Trpevski shprehu vullnetin për evidentimin e fushave të tjera me interes të ndërsjellë mes të dy vendeve dhe e ftoi Ministrin Tavo për një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ministri Tavo e njohu ambasadorin e Maqedonisë me punën dhe sfidat gjatë muajve të parë të mandatit të tij në krye të MSH, duke u shprehur se institucioni që ai drejton është i hapur dhe mirëpret çdo bashkëpunim mes të dy vendeve në fushën e shëndetësisë.

Tavo falënderoi ambasadorin Trpevski për ndihmën që vendi fqinj i ka dhënë Shqipërisë në përballimin e nevojave për trajtimin e pacientëve të dializës, përmes qendrës së trajtimit në Strugë, në bazë të një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori Trpevski e vlerësoi marrëdhëniet me shtetin shqiptar si një ndër më të mirat në rajon, ndërsa vuri në dukje se edhe numri i shumtë i turistëve nga Maqedonia gjatë sezonit turistik ishte një tregues që flet qartë për këtë marrëdhënie pozitive.

Duke u ndalur në arritjet e Shqipërisë në drejtim të turizmit, si dhe në numrin e madh të turistëve që kanë vizituar shtetin shqiptar gjatë muajve të verës, Trpevski përgëzoi ministrin e Shëndetësisë lidhur me organizimin e sistemit shëndetësor. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2012, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori