Shqipëri- Mali i Zi, marrëveshje për njohen e lejeve të drejtimit të automjteve
Thellimi i bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturor, heqja e barrierave jofizike dhe nënshkrimi së shpejti i një marrëveshjeje dypalëshe për njohjen e lejeve të drejtimit të automjteve ishin në qendër të takimeve që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi me autoritetet më të larta malazeze, gjatë një vizite në Malin e Zi.

Ministri Bushati është pritur në takime të vecanta nga Presidenti malazez Filip Vujanoviç, Kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiç, dhe zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme e Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Lukshiç.


Në takimin me ministrin Lukshiç u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete në infrastrukturë, energjetike, turizëm; për bashkëpunimin ndërkufitar dhe atë rajonal, si dhe proceset integruese evropiane dhe euroatlantike.


Bashkëbiseduesit nënvizuan se ekziston një përputhje e plotë e objektivave strategjike të të dy vendeve në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO. Ministri Bushati rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Bushati tha se infrastruktura mbetet një prioritet për bashkëpunimin dypalësh.


Ndër projektet konkrete u diskutuan: rrugët lidhëse në të dy anët e kufirit, vecanërisht ajo Velipojë-Ulqin, Korridori Adriatiko-Jonian, rruga Plavë-Podgoricë nëpërmjet territorit shqiptar, projekte të liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna. Në energjetikë u veçua gazsjellësi Trans Adriatik dhe lidhja e tij me IAP, për të cilin dy bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen e plotë dhe u angazhuan për të bashkëpunuar në të ardhmen.
Shtuar më 24/01/2014, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori