Pas abetares mbarë kombëtare, Shqipëria dhe Kosova do të kenë edhe librin e Historisë Shqiptare dhe atë Gjuhës
Shqipe të njëjtë. Sipas ministrit të
Arsimit Myqerem
Tafaj për n hartimin e këtyre librave janë ngritur komisionet përkatëse me ekspertë.
"Do të fillojmë me tekstin e gjuhës
shqipe dhe të historisë, partneri ynë kryesor mbete Ministria e
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. Ne në këto komisione do të ftojmë përfaqësues, studiues të universitetit të Tetovës, përfaqësues nga këshilli nacional i shqiptarëve i Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës për të bashkërenduar gjithë punën që ka të bëjë me ofrimin e mësimit për fëmijët në diasporë", thotë Myqerem
Tafaj, ministër i
Arsimit.
Kreu i
arsimit foli edhe për reformën e financimit në universitete, ku sipas tij është një reformë ashtu siç është planifikuar, projektuar nga ne në bashkëpunim me Bankën Botërore është krejtësisht në përputhje me prirjen e sotme në vendet e BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2013,
ora 15:11