Shqipëri-Kosovë, marrëveshje në gjuhën serbe?!
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka abstenuar sot ndaj tri marrëveshjeve mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Tri marrëveshjet që sipas ish–kryeministrit të Shqipërisë ishin nënshkruar nga dy ministrat e Drejtësisë të të dyjave vendet, kanë qenë të nënshkruara në gjuhën shqipe dhe në atë serbe.

Deputeti socialist ka shprehur keqardhje, për përdorimin e gjuhës serbe në mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi sipas tij gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë ndërkombëtare.

"Abstenova sot kundër dëshirës sime, për 3 marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ishin të nënshkruara nga ministrat e drejtësisë së dy vendeve. Arsyeja e abstenimit ishte se marrëveshjet në fjalë ishin nënshkruar në shqip dhe… serbisht. Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve. Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë ndërkombëtare për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje", shkruan në profilin e tij në Facebook ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2013, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori