Shqipëri- Kosovë, Berisha kërkon ngritjen e ligës mbarëkombëtare në futboll
Kryeministri Berisha e ka cilësuar si një vit të sukseshëm vitin që lamë pas ndërsa ka shprehur optimizmin e tij që viti 2013 do të rrisë edhe më tej mirëqënien e shqiptarëve.
Në ditën e parë të mbledhjes së qeverisë për qeverinë, kryeministri ka kërkuar nga kabineti i tij më shumë transparencë për publikun.


"Duhet të informoj shqiptarët se në 10-mujorin e parë rezulton të ketë pasuar një rritje të ekonomisë. Të gjitha ata që besojnë se ka rënë fuqia blerëse, shifrat e përgënjshtrojnë këtë gjë. Ka një rritje të përgjithshme të xhiros së sipërmarrjes. Eksportet shqiptare kanë qenë, eksportet "made in Albania". Ato janë rritur me 18 përqind. Sot hyn në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së për të gjitha makineritë prodhuese të biznesit të vogël. Mënyra më e mirë për tu mbrojrur nga kriza afatgjatë, është të ndihmojmë biznesin. Ne kemi vendosur disa standarte për transparencen ndaj qytetarve. Në sistemin e drejtësisë, Hipotekën e Tiranës, etj" u shpreh Berisha.

Duke vijuar me tej Berisha kërkoi ngritjen e ligës mbarëkombëtare ku sipas kryeministrit të përfshihen të gjitha skuadrat shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova. /albeu.com/


Shtuar më 04/01/2013, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori