Provokuese nga pushimet, por ky detaj në fotot e Georginës ka marrë gjithë vëmendjen (FOTO LAJM)

Teksa të gjithë mendonin se ata janë në prag divorci, Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, nisën pushimet së bashku me fëmijët e tyre. Nga postimet në rrjetet sociale nuk duket se mes çiftit të njohur ka ndonjë krizë, por duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Bukuroshja brune ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” foto e video të ndryshme nga pushimet, ku nuk mungojnë pozat me futbollistin e famshëm dhe fëmijët.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e përdoruesve të rrjetit ka qenë një nga fotot e fundit, që partnerja e CR7 ka shpërndarë.

Georgina ka postuar një fotografi të fëmijëve të saj në qendër estetike. Por ato që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ishin bluzat e veshura nga të vegjlit, një e Liverpool, një tjetër e Real Madridit dhe një e Atletico Madridit.

Bluzat janë bërë fokusi i vëmendjes, sepse si Atletico Madrid, ashtu edhe Liverpool kanë qenë dy nga rivalët më të mëdhenj të Cristiano Ronaldos, kur ai ishte pjesë e Real Madridit dhe Manchester United.