Shqetësohet Laura: Nuk i'a dorëzoj telefonin tim Edi Ramës
Pëlqej
Sa i takon ligjit për monitorimin e komunikimit të bisedave telefonike, ka sjellë reagim të ashpër nga ana e opozitës. Zëdhënësja bukuroshe e demokratëve, Laura Vorpsi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Shprehimisht ajo thotë se në asnjë rast, nuk do t’i dorëzojë telefonin e saj qeverisë.

"Privatësia është e shenjtë! Unë nuk i'a dorezoj qeverisë telefonin tim!

Kur në qershor të ketij viti, fituam statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, të gjithë u gëzuam pasi ky përben një hap shumë të rendesishem për t'iu afruar familjes së madhe të “aqui communitaire”.

Natyrisht gëzim të madh shprehu edhe Kryeministri Rama i cili shprehimisht tha: "Do e bejmë Evropen që të bjerë në sevda me Shqipërinë"!

Në çfarë sevdaje mund të bjerë Evropa me një Shqipëri ku qeveria nderhyn pa teklif në jeten private, duke vendosur të monitorojë çdo komunikim që bëhet përmes celularit?!

Vendimi i Gjykates së Drejtesisë së Bashkimit Evropian më datë 08.04.2014 hodhi poshtë direktivën Evropiane, e cila kërkonte regjistrimin e IMEI të mjeteve të komunikimit të qytetareve Evropiane.(përkatesisht Court of Justice of the European Union/ PRESS RELEASE No 54/14-Luxembourg, 8 April 2014/Judgment in Joined Cases C-293/12 and C-594/12)

Një akt tjetër ligjor, më i madhi për nga rëndësia, siç është “Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut" në nenin 7 dhe 8 parashikon se: "Çdokush duhet të respektojë jetën private, jetën familjare, komunikimet dhe se çdokush ka të drejtë të ruajë privatesinë e të dhënave personale mbi të".

Tentojmë t'i afrohemi ëndrrës "Evropiane", por duke shkuar haptazi kundër vendimeve unifikuese. Do të bënim mirë që t'i përqasnim në legjislacionin tonë, ashtu sikurse e kërkon edhe marreveshja e të drejtave dhe detyrimeve e familjes Evropiane, por le të kthehemi tek delet tona siç thone francezet: në nenin 36 të ligjit themeltar te Republikes së Shqiperisë, parashikohet shprehimisht se "Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose çdo mjeti tjeter të komunikimit janë të garantuara me ligj".

Përpos të gjitha ligjeve që e ndalojnë këtë ndërhyrje të qeverisë, ne jemi njerëz me dinjitetin dhe moralin tonë, të cilin zhbërja e ligjit nuk e zhbën dot!

Të gjithe ne, nëse duam një jetë më të mirë tonën sot dhe nesër për femijët tanë, nuk duhet kurrsesi të pranojmë një cënim të tillë, denigrues e poshtërues, ngushtësisht kaq personal!", shkruan ajo. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori