Shpërthen Berisha: Vettingu nuk është kusht për çeljen e negociatave (VIDEO)

berisha123 by albeu
Chat Conversation End
Ish kryeministri Berisha ka komentuar edhe vizitën e fundit të Ramës në Gjermani dhe mesazhin e kancelares Merkel për Shqipërinë.

Sipas tij, kushti i vërtetë për çeljen e negociatave të anëtarësimit nuk është Vetting-u, por konsensusi politik për reformën në drejtësi.

“Zonja në Gjermani i tha se politika e brendshme, pra konsensusi, është kusht për hapjen e negociatave.

Ky është shkaku themelor. Dëgjoni çfarë tha dje përfaqësuesja në PE, konsensusi.

Dhe kjo ishte arsyeja kryesore përse Shqipërisë i thanë s’kemi punë me ty.

Kusht tjetër është krimi. Janë jo një, por disa Ministri të Brendshme të vendeve anëtare të BE që kanë nxjerrë kartonin e kuq”, ka thënë Berisha. /albeu.com/










Shtuar më 01/12/2016, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori