Burrë e grua vdiqën në aksident në Librazhd, momenti kur trupat e pajetë nxirren nga makina që përfundoi në përrua

Publikohet video kur policia dhe shërbimet zjarrfikëse nxjerrin nga makina trupat e pajetë të çiftit nga Devolli, Arjan Yze dhe Majlinda Yze, të cilët humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në “Librazhd-Prrenjas”.

Shoferi i makinës Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përruan e e Lengajcës mbrëmjen e djehsme, ndërsa sot është bërë e mundur gjetja e makinës si edhe nxjerrja e trupave të pajetë nga automjeti.

Nuk dihen edne shkaqet e daljes së makinës nga rruga. Hetimet që do të zbardhin shkaqet e aksidentit ku humbën jetën Arjan Yze dhe Majlinda Yze./albeu.com/