Sa rriten pagat për deputetët e ministrat, ja kush votoi kundër

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektligjin për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike. Ligji për rritjen e pagave të funksionarëve të lartë, si deputetët, ministrat dhe Presidenti, u miratua me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim dhe 5 nuk morën pjesë në votim.

Deputetët që votuan kundër ishin Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Mesila Doda.

Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%.

Por sa do të rritet paga e ministrave, deputetëve, presidentit dhe kryeministrit?

Presidenti nga 257.000 lekë në 425.000 lekë
Zv.Kryeministri 187.000 lekë 330.000 lekë
Kryetari i Kuvendit dhe kryeministri 229.000 lekë 393.125 lekë
Ministri 175.000 lekë 318.750 lekë
Deputeti 157.000 lekë 310.250 lekë

Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot./albeu.com/ 


Shtuar 25.05.2023 15:53