Alarm në Angli, burri prangos veten në portën e Pallatit Buckingham (VIDEO)

Një situatë alarmante u krijua jashtë Pallatit Buckingham pasi një burrë u prangos në portën kryesore të pallatit dhe filloi të kërcënonte se do të dëmtonte veten.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë burrin me një këmishë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të zeza të lidhur ndërsa qindra turistë kalojnë jashtë.

Menjëherë forcat e policisë kanë larguar të panjohurin dhe tensioni është qetësuar.

Ambulancat nxituan në vendngjarje si dhe disa makina policie, me Policinë Metropolitane të Londrës duke thënë: “Rreth orës 17:23, një burrë iu afrua Buckingham Gates dhe e prangosi veten.”


Shtuar 6.07.2023 20:07