Shpëtojnë fëmijën e tyre, mbyten dy prindërit
Pëlqej
Një ngarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Qerretit, ku një çift është mbytur në përpjekje për të shpëtuar fëmijën e tyre.

Lajmi njoftohet nga Policia e Kavajës duke saktësuar se viktimat janë çifti Sinan dhe Jeta Shala banorë të fshatit Qerret.

Ata kishin dalë familjarisht për të pushuar në plazh së bashku me fëmijën e tyre 7-vjeçar. Në një moment fëmija është gjetur në vështirësi nga dallgët e detit dhe dy prindërit kanë nxituar për ta shpëtuar.

Prindërit mundën të shpëtojnë fëmijën, por jo veten e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore që kanë shoqëruar për në Spitalin e Durrësit fëmijën 7-vjeçar. Burime nga policia thonë se 7-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shtuar më 07/08/2014, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori